23 Dhjetor 2024

Klubet e alpinizmit do të mund ta shfrytëzojnë “Murin Alipin”

Prishtinë, 29 maj - Me qëllim të përkrahjes së sportit në komunën e Prishtinës, e veçanërisht të krijimit të kushteve për praktikimin e alpinizmit, drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me kryetarin e Federatës së Alpinizmit të Kosovës, Arben Lila.

Me këtë rast, të gjitha klubet dhe shoqatat e alpinizmit do të mund ta shfrytëzojnë “Murin Alipin”, ndërsa përparësi të shfrytëzimit do të kenë klubet nga Prishtina.

Drejtoresha Bogujevci tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është që “Muri Alpin” të jetë në shfrytëzim të klubeve të alpinizmit.

“Është i vetmi objekt që është në ambient të hapur në Kosovë dhe besojë se përmes kësaj marrëveshje, përpos profesionistëve që do ta kenë mundësinë ta shfrytëzojnë, kjo do të jetë një mundësi e mirë edhe për ata qytetarë që dëshirojnë t’i stërvitin shkathtësitë e tyre për alpinizëm mirëpo, për shkaqe sigurie, gjithnjë në praninë të trajnerëve të klubeve të alpinizmit”, tha Bogujevci.

Ajo inkurajoi alpinistët nga i gjithë vendi që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, ndërsa tha se së shpejti do të bëhet një planifikim i detajuar për ata që dëshirojnë të stërviten.

Nga ana tjetër, kryetari i Federatës së Alpinizmit, Arben Lila fillimisht e falënderoi Komunën e Prishtinës që nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit përmes së cilës mundësohet mënyra e kontrolluar e ngjitjes në “Murin alpin”.

“Ne e kemi edhe një “mur alpin” në Prishtinë edhe brenda Pallatit të Rinisë, i cili është më i vogël, rreth 5 metra, ndërsa ky mur është 8 metra, ku mund të ngjiten alpinistët”, tha Lila, i cili theksoi se ngjitja në këtë mur do të bëhet në praninë e një personi të kualifikuar që do të bëjë sigurimin paraprak.

Arsyeja e marrëveshjes së nënshkruar nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Alpinizmit të Kosovës është që të mundësojë shfrytëzimin dhe funksionalizimin e “Murit alpin”, që gjendet brenda hapësirës së parkut rajonal “Gërmia”për qëllime rekreative

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)