22 Dhjetor 2024

Klasifikikohen dhe kategorizohen objektet hoteliere

Prishtinë, 30 janar - U.d. i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, prezantoi Udhëzimit Administrativ 19/2013, për Zhvillimin e Vlerësimit të Sistemit të Akomodimit që përcakton procedurat për klasifikimin, sipas llojeve dhe mënyrës së ofrimit të shërbimeve dhe kategorizimin me yje të objekteve hoteliere në Kosovë.

“Klasifikimin sipas llojeve dhe mënyrës së ofrimit të shërbimeve dhe kategorizimin me yje i objekteve hoteliere në Kosovë është vullnetar. Ne nuk do ta detyrojmë askënd që të kaloj nëpër këtë proces, por ne do të insistojmë që vetëm objektet që kanë kaluar nëpër këtë proces të mund të klasifikohen dhe kategorizohen sipas standardeve të përcaktuar me Udhëzim Administrativ”, tha u.d i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, duke shtuar se  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në komisionin vlerësues merr pjesë me vetëm një anëtarë përderisa anëtarët tjerë janë nga shoqatat turistike-hoteliere, komuniteti i biznesit, arkitektë e ekspertë të pavarur. E tërë kostoja e projektit të klasifikimin dhe kategorizimit do të jetë barrë e ministrisë.

“Ne po synojmë që të ofrojmë një cilësi më të lartë për turist qoftë vendor apo të ndërkombëtar ë që e vizitojnë vendin tonë. Ky është një hap që do të ngritë kualitetin e shërbimeve që ofrohet në sektorin e turizmit”, theksoi u.d i ministrit të Tregtisë.

Të gjithë objektet hoteliere që kanë bërë kategorizimin me yje të objekteve të tyre hoteliere kanë afat gjashtëmujorë nga hyrja në fuqi e Udhëzimit Administrativ që t’i rikategorizojnë objektet e tyre apo t’i largojnë yjet nga objekti. “Fusha e turizmit është një fushë me potencial për zhvillimin e vendit tonë. Ministria jonë ka në planet e saj edhe shumë projekte tjera madhore në fushën e turizmit, siç është zhvillimi i kompleksit të Qendrës së Skijimit në Brezovicë dhe kështu mendojmë të kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në vend”, tha Nikaj

Hysen Sogojeva, kryesues i Komisioni për Klasifikim dhe Kategorizim të Hoteleve (përfaqësues nga MTI) theksoi se modeli i klasifikimit dhe kategorizimit në bazë të këtij udhëzimi është i ngjashëm me modelet e rajonit dhe të BE-së, i cili rregullon procedurat e klasifikimit dhe kategorizimit, si dhe punën e komisionit.

Zekë Çeku, ekspert i pavarur i turizmit, tha: “Këtë proces e vlerësoj mjaftë të rëndësishëm, i cili i ka disa përparësi dhe se me këtë proces përfitojnë të gjithë akterët dhe në radhë të parë konsumatorët, të cilët para se të vendosin të shfrytëzojnë shërbimin e tyre mund ta dinë markën  dhe nivelin e standardeve dhe se këtë nivel të standardit e përcakton procesi i klasifikimit dhe i kategorizimit. Po ashtu përfitues nga ky proces do të jenë edhe operatorët turistikë të cilët e promovojnë dhe e shesin produktin në treg përmes kategorisë së hoteleve”, theksoi Çeku.

Baki Hoti, kryetar i Shoqatës Turistike Alternative e Kosovës (SHTAK) theksoi se me këtë proces të kategorizimit dhe klasifikimit të objekteve hoteliere dhe turistike do të ndihmohen subjektet hoteliere sepse me këtë shtohet konkurrenca në ngritjen e cilësisë së standardeve hoteliere.

Udhëzimin Administrativ 19/2013 mund ta gjeni në ueb-faqen zyrtare të MTI-së, http://www.mti-ks.org/repository/docs/U.A._Nr._19-2013_418958.pdf , ku pos udhëzimit është i bashkangjitur edhe aplikacioni dhe kriteret e kategorizimit dhe klasifikimit të objekteve hoteliere.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)