22 Dhjetor 2024

Kinë: Turizmi, 12 % rritje në 2013-n

Pekin, 7 janar - Sektori i turizmit në Kinë vitin e kaluar ka siguruar rreth 2.9 trilionë juanë (475.41 miliardë dollarë amerikanë) të ardhura, me një rritje vjetore prej 11.97 për qind.

Turistët vendës kryen 3.25 miliardë udhëtime vjet, bëri të ditur në një konferencë kombëtare Shao Qiwei, drejtor i Administratës Kombëtare të Turizmit të Kinës, teksa në vitin 2012 kjo shifër ishte 2.9 miliardë.

Sipas z. Shao, në vitin 2013 97.3 milionë turistë kinezë udhëtuan jashtë vendit, ndërsa numri i turistëve të huaj në Kinë arriti në 55.7 milionë.

Shao u shpreh se me hyrjen në fuqi të ligjit të parë në Kinë për turizmin, cilësia e udhëtimeve të organizuara është përmirësuar dhe tani planifikohet që në vitin 2014 të lejohen agjencitë e huaja të udhëtimit të organizojnë udhëtime jashtë vendit për qytetarët kinezë.

Shifra përfundimtare e të ardhurave nga turizmi në Kinë planifikohet që të publikohet në fund të janarit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)