22 Dhjetor 2024

Kina në 2018-n do të jetë tregu më i madh turistik për SHBA-në

Pekin, 10 tetor - Parashikohet se Kina do të jetë tregu më i madh turistik për SHBA-në në vitin 2018 me një total prej 4.7 milionë vizitorësh, u bë e ditur të martën nga organizata e marketingut \"Brand USA\".

Chris Thomson, presidenti i \"Brand USA\" tha për reporterët se numri i turistëve kinezë që kanë vizituar SHBA-në është rritur me 35 për qind çdo vit, duke ia kaluar vendeve të tjera.

Turistët kinezë shpenzuan 8.8 miliardë dollarë amerikanë vitin e kaluar në SHBA.

Bashkëpunimi midis SHBA-së dhe Kinës në sektorin e turizmit ka qenë tejet pozitiv, sipas Shao Qiwei, kreut të Administratës Kombëtare të Turizmit. Ai tha se niveli i shkëmbimeve dypalëshe vazhdon të zgjerohet.

Sipas Shao-s, Kina dhe SHBA-ja, në bazë të negociatave, do të vazhdojnë të shqyrtojnë mundësitë për promovimin e turizmit, përshpejtimin e integrimit të industrisë së turizmit etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)