Kina, destinacioni i tretë turistik në botë
Pekin, 31 dhjetor - Drejtori i Drejtorisë Shtetërore të Turizmit të Kinës Shao Qiwei u shpreh ditët e fundit në Pekin se në pesë vjetët e fundit tregu i turizmit në Kinë ka lulëzuar dhe Kina është bërë tashmë destinacioni i tretë turistik në botë, pas Francës dhe Shteteve të Bashkuara.
Po ashtu Kina ka tashmë tregun më të madh të turizmit të brendshëm në botë.
Shao Qiwei vuri në dukje se në pesë vjetët e fundit numri i përgjithshëm i turistëve në Kinë i kaloi 9.3 miliardët, ndërsa të ardhurat e përgjithshme nga turizmi arritën mbi 6 trilionë juanë, me një rritje mesatare vjetore mbi 15 %.
Ai vuri në dukje gjithashtu se oferta turistike në Kinë tani është më e pasur dhe kapaciteti i pritjes së turistëve është rritur shumë.
Sektori i turizmit në Kinë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi.