Kejptaun, destinimi më i mirë turistik për vitin 2011
Johanesburg, 7 maj - Kejptaun në Afrikën e Jugut është shpallur destinimi më i mirë turistik për vitin 2011, lajmëron faqja e internetit Trip Edvajzer.
Miliona udhëtarë të cilët vizitojnë faqen e Trip Edvajzer e dhanë kontributin e tyre për përcaktimin e destinimeve më të rëndësishme turistike për këtë vit, shprehen përfaqësuesit e kësaj faqe të internetit.
Në vendin e dytë është Sidneji, më pas vijojnë qyteti i lashtë Maçu Pikçu, Parisi dhe Rio De Zhanajro. Në mesin e destinimeve më të rëndësishme janë edhe New Yorku, Roma, Londra, Barcelona dhe Hong-Kongu.
Trip Edvajzer është faqe e internetit falas, që udhëtarëve u ofron informata për destinimet turistike. Në të janë publikuar gjithsej 45 milionë komente me informata për destinime dhe hotele.