22 Dhjetor 2024

Kapadokia, numri i turistëve drejt rekordit

Ankara, 8 nëntor - Krahina e Kapadokias, një nga qendrat e rëndësishme turistike në Turqi, gjatë 10 muajve të vitit e vizituan 2 milionë e 327 mijë e 744 turistë të huaj dhe vendas.

Sipas komunikatës së prefekturës së Nevshehirit vendet historike dhe turistike që ndodhen në krahinën e Kapadokias, e famshme me oxhaqet e perive (kështu quhen formacionet natyrore me gurët gëlqerorë të gërryer nga ndikimet atmosferike), kishat e gdhendura në shkëmb, qytetet nëntokësore dhe fluturimi me balonat që punojnë me ajër të ngrohtë, në 10 muaj është vizituar nga 2 milionë e 327 mijë e 744 turistë.

Kurse vitin e kaluar në të njëjtën periudhën zona ishte vizituar nga 2 milionë e 290 mijë e 437 turistë vendas dhe të huaj.

Disa nga vendet historike dhe turistike më të vizituara nga turistët në këta 10 muaj janë: Muzeu i Hapur në Natyrë i Gëremesë, Qyteti Nëntokësor në Kajmakllë dhe Derinkuju.

Nga muzetë dhe rrënojat arkeologjike Kapadokai fiton në vit 10 milionë lira (rreth 4,6 milionë euro) të ardhura në vit. Parashikimet janë në drejtim të rritjes jo vetëm të të ardhurave deri në fund të vitit, por edhe të numrit të turistëve. Pritet që numri i turistëve ti afrohet 3 milionëve dhe të thyejë rekordin e vitit 2011.

Në vitin 2011 kishin gjetur mundësinë për të parë dhe vizituar këtë zonë 2 milionë e 511 mijë e 955 turistë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)