Kalaja e Beratit, rreth 15 mijë vizitorë gjatë 20 ditëve të para të gushtit
Berat, 22 gusht - Monumentet e kulturës vijojnë të mbeten atraksioni turistik i preferuar për turistët e huaj dhe vendas në këtë sezon veror.
Gjatë 20 ditëve të para të muajit gusht kalaja e Beratit është vizituar nga 14,669 vizitorë, mes të cilëve 9612 të huaj.
Berati është një ndër qytetet më interesantë dhe tërheqës, i cili çdo vit e më shumë po tërheq turistë të huaj dhe vëmendjen e medieve të huaja, ku ky qytet është i pranishëm në shkrimet që bëhen për Shqipërinë, kjo edhe për faktin se është trashëgimi botërore e UNESCO-s.
Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum.