Jahtet turistike vërshojnë në portin Durrësit
Durrës, 29 qershor - Që nga fillimi i vitit 2017 deri në 28 qershor në kalatat e portit të Durrësit, përveç trageteve, kroçerave dhe anijeve tregtare, janë ankoruar 110 jahte turistike, drejtuesit e të cilave pasi kanë marrë shërbimet përkatëse kanë vizituar edhe qytetin-port.
Ndërsa, vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti numri i jahteve që janë ankoruar në portin më të madh të Shqipërisë arrin në 52.
Të dhënat ofrohen nga Sektori i Statistikave i Portit, sipas të cilit numri i jahteve që kanë mbërritur në port gjatë kësaj periudhe është më i lartë se sa ai i shënuar në të njëjtën periudhë të vitit 2016.