Ishulli Limnos ndërroi vendin pas tërmetit
Athinë, 2 gusht - Ishulli grek Limnos ndërroi vendin pas tërmetit të fuqishëm prej 6.8 shkallësh sipas Rihterit më 24 maj të këtij viti.
Epiqendra e lëkundjes ishte nën fundin detar midis ishujve Samothrake, Imbros dhe Limnos. Limnosi ndërroi vendin me 5 centimetra në drejtimin jugperëndimor, bënë të ditur shkencëtarët nga Instituti i Gjeodinamikës i Athinës.