Ishulli i Sazanit do të hapet për turistët gjatë sezonit veror
Ishulli Sazan është ishulli më i madh në Shqipëri me një sipërfaqe prej 5.7 kilometrash katrorë.
Nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, mundësohet lejimi i turistëve për kryerjen e vizitave turistike në ishullin e Sazanit, i cili është pronë në përgjegjësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Turistët lejohet të kryejnë vizita turistike në ishullin e Sazanit, gjatë sezonit turistik veror në periudhën 1 maj 2017 deri më 31 tetor 2017.
Marrëveshja përcakton gjithashtu edhe orarin dhe zonat që mund të vizitohen në këtë ishull.
Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi theksoi se hapja e këtij ishulli për tursitët ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga operatorët turistik shqiptarë dhe agjencitë e udhëtimit, të cilët po përpiqen për ofrimin e më shumë destinacioneve tek turistët, që kërkojnë të eksplorojnë më tej Shqipërinë.