Ishujt grekë janë plot e përplot yje të Hollywood-it
Athinë, 30 korrik - Shumë janë yjet botërore, artistët etj., të cilët këtë verë e kanë zgjedhur Greqinë për ti kaluar pushimet e tyre. Si çdo vit, ashtu edhe sivjet shumë njerëz i kanë preferuar ishujt grekë.
Më të preferuarit prej tyre janë Mikonosi kozmopolit. Në ishull me avionin e tij privat mbërriti mbajtësi i Oskarit Leonardo di Kaprio në kompaninë e katër miqve. Javën e kaluar në Mikonos ishte edhe Xherard Bëtlër me të dashurën e tij.
Atje ishte edhe Brus Uilis, i cili vizitoi me jahtin e tij luksoz edhe disa ishuj të tjerë. Me një jaht në Mikonos për dy ditë mbërriti edhe Spajdërmeni Tobi Maguajër, i cili pas kësaj i vazhdoi pushimet e veta në Santorini. Përmes ishullit të erërave kaloi futbollisti i njohur i Bajern Munihut Robert Levandovski. Ishulli Skiatos u zgjodh vitin e radhës nga Kejt Hëdsën.