22 Dhjetor 2024

Iraku për një vit me vetëm 165 turistë

Bagdat, 4 tetor - Irakun prej shkurtit të vitit 2009 deri në shtator të vitit 2010 e kanë vizituar 165 turistë, lajmëroi Ministria irakiane e Turizmit, shkruan e përditshmja shtetërore.

Duke i anashkaluar paralajmërimet e qeverive të tyre, turistët kryesisht nga vendet evropiane siç janë: Gjermania, Zvicra dhe Britania e Madhe dhe nga Tajvani dhe Australia kanë qëndruar për udhëtim në Irak, shkruan gazeta “All Sabah”.

Ata i kanë vizituar vendet arkeologjike në qytetet Nasiria, Mosull, Samara dhe ato në rajonin e Kurdistanit.

Turistët zakonisht kanë qëndruar shtatë deri nëntë ditë dhe i kanë vizituar muzetë dhe vendet ushtarake, bën të ditur gazeta.

Edhe përkundër jostabilitetit të vendit dhe sulmeve mbi civilë, Irakun gjatë katër viteve të fundit e kanë vizituar më shumë se katër milionë pelegrinë prej 30 vendeve, lajmërojnë nga Ministria e Turizmit në Irak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)