22 Dhjetor 2024

Investimet në parkun Ujëvarat e Mirushës do të ndikojnë në turizëm

Klinë, 4 dhjetor - Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë vizituar sot Ujëvarat e Mirushës, ku kanë parë nga afër realizimin e punimeve për rregullimin e shtigjeve të ecjes.

Kryetari Elezaj me këtë rast theksoi se investimet të cilat po realizohen në këtë park janë të një rëndësie të veçantë, pasi këtij Monumenti të Natyrës, përveç ujëvarave, liqeneve e bukurisë që i jep flora e pasur me lloje të ndryshme të bimëve, atraktivitetin do të ia shtojë edhe investimet të cilat po realizohen, për ta bërë edhe më tërheqës për vizitorë dhe një vend me potencial të konsiderueshëm për zhvillimin e turizmit.

 Me këtë rast Ministri Matoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kanë vlerësuar se ky projekt ani pse i vonuar do të këtë ndikim mjaftë të madh në zhvillimin e turizmit në këtë monument natyror  të rëndësisë së veçantë.

“Është e quditshme që për gjithë këto vite pas luftës së fundit në Kosovë, nuk kemi pasur investime në vëndet dhe bukuritë më të mira natyrore që ka Kosova”, tha Matoshi.

Ai tutje tha që si shtet duhet të bëjmë më shumë për zhvillimin e mirëmbajtjen e monumenteve natyrore që kemi, duke bërë kështu që këto vende të vizitohen nga turistë vendor e nderkombëtar.

“Me këtë projekt planifikohet ndërtimi i shtigjeve per këmbësor dhe për biçikleta, do të këtë ulëse për vizitorë, ndriqim dhe gjelbërim”, tha Ministri Matoshi.

Për financimin e këtij projekti, kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka falënderuar Ministrin Matoshi për përkrahjen e dhënë në realizimin e këtij projekti dhe projekteve tjera në Komunën e Klinës, duke thënë se gjatë mandatit të Ministrit Matoshi komuna e Klinës ka pasur trajtim dinjitoz dhe përkrahje maksimale në fushën e mjedisit.

Në këtë park, lumi Mirusha në pjesën e fundit të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një peizazh shumë të bukur e atraktiv për vizitorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)