Humbjet ekonomike nga zjarret në Australi arrijnë në miliarda dollarë
Milton, 21 janar - Pritet që humbjet ekonomike nga zjarret e Australisë të jetë tronditëse, sidomos për fushën e turizmit.
Zjarret shkaktuan dëme të mëdha për mjedisin dhe banorët në Uellsin e Ri Jugor.
Në qytezën e pushimit Milton, Cassandra Hamel është krenare që ajo dhe bashkëshorti i saj u larguan para shpërthimit të flakëve.
Familja e Cassandra-s është detyruar të largohet tre herë nga shtëpia për shkak të zjarreve. Pavarësisht se banesa e saj shpëtoi, biznesi u godit shumë rëndë.
Autoritetet e turizmit në Australi thanë se humbjet ekonomike nga zjarret mund të arrijnë në miliarda dollarë.
Qeveria australiane u zotua të dielën se do të injektojë mbi 50 milionë dollarë në ndihmë të sektorit të turizmit në vend.