Hoteli Afa fiton çmimin e artë Interstas në Kroaci
Në kategorinë e kompanive turistike çmimin e artë Interstas e ka fituar Hoteli Afa nga Prishtina, ndërsa çmimin e artë Intertas për individ e kanë fituar Naser Arifi, drejtor i përgjithshëm i hotel Arxhena e cila është pjesë e kompanisë së njohur kosovare Kuk komerc dhe Naser Shabani pronar i restorantit të mirënjohur Bujana nga Gjilani.
Duke u falënderuar për çmimin e ndarë drejtori i hotel Afa, Ali Mehia ka theksuar se është i nderuar me ketë çmim prestigjioz dhe se kjo mirënjohje paraqet nxitje në punën e mëtejme dhe ngritjen e mëtejme të kualitetit të shërbimeve të njërit ndër hotelet më të mira në Kosovës.
Ndryshe në këtë manifestim i cili është i po organizohet për herë të dymbëdhjetë marrin pjesë kompanitë turistike nga tërë Ballkani Perëndimor .