Hotelet më të vizituara në Francë pranojnë pagesat me UnionPay
Paris, 23 nëntor - UnionPay International njoftoi për nënshkrimin e një marrëveshje me grupin më të madh të hoteleve në Francë.
Sipas marrëveshjes, 23 hotele në kryeqytetin francez Paris, të menaxhuara nga Grupi Louvre, më të vizituarat nga turistë do të pranojnë pagesat me kartat UnionPay, duke nisur nga e marta.
Një deklaratë e UnionPay-t thekson se përdorimi i kartave do të zgjerohet në 500 hotele në Francë.
Ndërkohë mësohet se me kartat UnionPay mund të paguhet në 110 mijë njësi tregtare të Francës, si në dyqane shitjeje, dyqane duty-free, restorante dhe hotele.