22 Dhjetor 2024

Hotelet e Kosovës me 34 625 vizitorë për tre muaj

Prishtinë, 7 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2017.

Në tremujorin e tretë të vitit 2017 (TM3 2017) pjesë e anketës kanë qenë 137 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, etj.

Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 12.71%.

Në TM3 2017, numri i vizitorëve ishte 34 625 vizitorë, prej tyre 28.12% ishin vizitorë vendorë dhe 71.88% ishin vizitorë të jashtëm.

Kurse, numri i bujtjeve në TM3 2017 ishte 56 816 bujtje, prej tyre 22.84 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 77.16% janë nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka  rajoni i Prishtinës me 18 742 vizitorë dhe 28 524 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë e kështu me radhë.

Ndërsa, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Gjermania, Shqipëria, Zvicra etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)