22 Dhjetor 2024

Hoteleria në Kosovë larg standardeve

Prishtinë, 21 dhjetor - Përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e konsumatorit shprehen se shumë hotele e restorante në Kosovë nuk përmbushin standardet higjienike-sanitare. Ata thonë se në raport me restorante, hotele e kafeteri të vendeve të rajonit, Kosova në këtë fushë konsiderohet të jetë në një gjendje shqetësuese.

Kryetari i OJQ-së “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se numri i vogël i inspektimeve të objekteve afariste hoteliere bën që kushtet higjienike-sanitare të këtyre subjekteve të jenë nën nivelin e dëshiruar.

“Në raport me çajtoret, mund të themi mirë, se gjendja te restorantet e hotelet është goxha në nivel. Por, nëse iu referohemi standardeve të hotelerisë dhe turizmit, gjendjes në rajon, dhe nëse i referohemi bilancit mes numrit të hoteleve dhe restoranteve në raport me kapacitetet e inspektorëve të mbikëqyrjes së rregullt, atëherë nuk kam shumë guxim të jap rezultatin, pasi që është shumë zhgënjyes”, vlerëson ai.

Me qëllim të vënies së bazës ligjore për rregullimin e kualitetit të ushqimit, zbatimin e masave për pengimin dhe eliminimin e sëmundjeve ngjitëse, si dhe kontrollimin e kushteve higjienike-sanitare të këtyre subjekteve afariste, Kosova në vitin 2013 ka miratuar Ligjin për inspektoratin sanitar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)