Hong-Kongu, një nga 10 pikat më të famshme turistike në botë
Hong-Kong, 3 dhjetor - Sipas krahasimeve të fundit të revistës amerikane "Turistët në botë", India, Malajzia dhe Italia radhiten në 3 vendet e para ndër 10 pikëmbërritjet turistike në të gjithë botën. Ndërsa Hong-Kongu u radhit në vendin e 8-të.
Arkitektura e hoteleve të Hong-Kongut u radhit në vendin e parë në Azi. Ndër dhjetë hotelet më të mira në Azi, gjysma e tyre janë në Hong-Kong.
Përsa i përket aeroporteve, vendet aziatike cilësohen ndër më të mirat në botë. Aeroporti Ndërkombëtar i Hong-Kongut radhitet në vendin e 4-t në të gjithë botën.