22 Dhjetor 2024

Hapet Qendra për Edukim Mjedisor në pyllin e arinjve

Prishtinë, 1 qershor - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Edukim Mjedisor në pyllin e arinjve në Prishtinë.

Para të pranishmëve të shumtë, ambasadorë, zyrtarë shtetëror e figura tjera të njohura ministrja Reshitaj deklaroi se kjo qendër është rezultat i një pune  të mirë që është bërë, të cilës i ka paraprirë ndërtimi i strehimorës “Pylli i Arinjve” si një storie suksesi e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fondacionit “Four Paws” dhe akterëve tjerë që kanë përkrahur këtë projekt.

“Qendra për Edukim Mjedisor është një mundësi e mirë për të gjithë vizitorët, në veçanti për brezat e ardhshme të Republikës së Kosovës, për t’u informuar lidhur me rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës” vlerësoi ministrja Reshitaj.

Reshitaj deklaroi se në kuadër të përpjekjeve të ministrisë që ajo drejton, për të ruajtur florën dhe faunën në Kosovë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar  Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Biodiversitet si një dokument themelor për mbrojtjen e natyrës i cili përcakton objektivat afatgjata dhe afatmesme për ruajtjen e biodiversitetit.

Në fund ministra Reshitaj  deklaroi që do të angazhohet në hapjen e qendrave të tilla edhe në komunat tjera, si formë e qëlluar  e promovimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)