22 Dhjetor 2024

Hapet “Parku i Aventurave” në Pejë

Pejë, 10 maj- Me një ceremoni solemne u shënua sot hapja e “Parkut të Aventurave” në lagjen Zatra në Pejë.  Në ceremoni morën fjalën Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, Menaxherja e Projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat – Swisscontact Sigrid Meijer dhe një nga përfaqësuesit e familjes që e kanë këtë biznes, Bekim Gashi.

“Parku i Aventurave” është i pari vend argëtimi dhe aventure i kësaj natyre në Kosovë, por edhe në rajon. Në këtë park vizitorët kanë mundësinë të shijojnë një sërë platformash ajrore të kategorizuara sipas nivelit të vështirësisë, luhajën e madhe (big swing) me lartësi prej 17 metrash, ecjen në shkallë me litarë, kalërimin dhe aktivitete të tjera në natyrë.

“Parku i Aventurave” është pjesë e Shtëpisë Alpike Ranch, që po ashtu është restorant i certifikuar me ushqime bio.  

“Të argëtojmë miliona njerëz”. Kjo është motoja që udhëheq punën e familjes Gashi që i ka dhënë jetë “Parkut të Aventurave” dhe kanë bërë të mundur që tani e tutje që vizitorët të kenë një eksperiencë ndryshe në ditët e tyre të lira duke shijuar pamjet mahnitëse të Pejës në të njëjtën kohë.

“Parku i Aventurave” ndodhet në lartësinë mbidetare rreth 780 metra. Ai ndodhet 2 kilometra larg qendrës së Pejës dhe është i hapur gjatë gjithë ditëve të javës, në orarin 11:00 – 20:00.

“Parku i Aventurave” është biznes privat i familjes Gashi nga Peja, që do të rrisë vlerën e ofertës turistike të rajonit. Për këtë projekt, ata kanë patur përkrahjen e Komunës së Pejës dhe projektit PPSE që financohet nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)