Hapet panairi për turizëm
Ky panair tre ditor, do të ketë pjesëmarrës të ndryshëm nga e gjithë Kosova, ku secili do të promovojë aktivitetet turistike të cilat mund të zhvillohen në vendin tonë.
Gjatë kësaj periudhe tre ditore, vizitorët e panairit që nuk kanë qenë pjesëmarrës të aktiviteteve në natyrë, do të kenë mundësi të njoftohen me këto grupe që i ofrojnë këto shërbime.
Në këtë ngjarje do të krijohen 8 hapësira atraktive ku do të prezantohen aktivitetet dhe shërbimet e veçuara te turizmit malor, njëkohësisht vende interesante për tu vizituar në vendin tonë.
Kjo ngjarje unike do të prezanton mundësitë për ecje malore, ngjitje në shkëmbinjtë, lëshim me litar, rafting, biking, kayaking, skijim por edhe vende atraktive për të vizituar si: shpella, vise malore, objekte kulturore, liqene, lumenj.
Disa nga pjesëmarrësit në këtë panair janë: Federatat e Alpinistëve, Skijatorëve dhe Aeronautikës, se bashku me klubet e tyre, Tour Operatorët, Strehimoret e Kafshëve, si dhe bizneset që operojnë në fushën e turizmit.
Kjo ngjarje organizohet nga MODUS dhe mbështetet nga projekti Promovimi I Punësimit në Sektorin Privat, I udhëhequr nga organizata Swisscontact dhe I financuar nga Zyra Zvicerane përZ hvillim dhe Bashkepunim në Kosovë (SDC).