Hapen plazhet dhe parqet e mbyllura si pasojë e COVID-19 në New Jersey
Me vendim të guvernatorit Phila Murphy, plazhet dhe parqet në New Jersey që kanë qenë të mbyllura për disa javë sërish janë hapur.
Shumë qytetarë shfrytëzuan këtë rast dhe menjëherë shkuan në plazhin Ocean në Long Branch.
SHBA-të momentalisht, sipas rasteve të të infektuarve dhe rasteve të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19, janë vendi më i prekur në botë.
Në këtë vend numri i të infekturve ka arritur në 1.188.421 ndërsa si pasojë e infektimit me koronavirus kanë vdekur 68.602 persona.
New Yorku deri të dielën me 319.213 raste të infektimit dhe 24.368 raste të vdekjes ka qenë shteti më i prekur federal.
Vijojnë New Jersey me 123.717 të infektuar dhe Massachusetts me 66.253 raste.