07 Dhjetor 2024

Hajdinaga josh kosovarët të shijojnë Ulqinin edhe gjatë dimrit

Ulqin, 15 janar - Me të hequr barriera e testeve ndaj kosovarëve nga ana e Malit të Zi, drejtori i Organizatës Turistike Gëzim Hajdinaga, menjëherë ia ka mësyer Kosovës, duke joshur kosovarët që jo vetëm gjatë stinës së verës, por edhe gjatë dimrit.

Ai gjatë ditës ka takuar disa kryetar komunash, e  drejtues institucionesh publike, atyre  arsimore e sportive e private, duke i joshur që  të kalojnë pushimet dimërore në Komunën e Ulqinit.

Po ashtu  rekomandoi zyrtarët e institucioneve, ata të sportit, e arsimit, që seminaret,  eskursionet, e  ushtrimet ti realizojnë në Ulqin.

Drejtori i OTU-së, Gëzim Hajdinaga,  tha se  Ulqini ofron atraksione të shumta për tu vizituar edhe gjatë dimrit jo vetëm verës.

Sipas tij kosovarët si  vizitorët tradicional të Ulqinit, janë të njohur  për atraksionet që ofrohen.

Ai përmend se pos plazhit të madh, Bunës dhe ranës apo plazhit të vogël, kalas e objekteve të shumta kulturor historike, kosovarët  mund të vizitojnë edhe Liqenin e Shasit,   plazhin panoramik të Valdanosit, Ullishten, pamjen mahnitëse të mbi Liqenit të SKodrës, e vende tjera.

Ai premtoi edhe çmime më të lira sesa më parë, derisa tha se duhet respektuar masat kundër Covidit edhe nuk duhet pasur panik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)