23 Dhjetor 2024

Greqia vizitohet nga 22,5 milionë turistë në 2014-n

Athinë, 21 tetor - Greqia do të tejkalojë shifrën 20 milionë turistë për vitin 2014, pa përfshirë këtu turistët e kroçerave, që përllogariten në 2,5 milionë.

Numri i turistëve për vitin 2014 vlerësohet se do ta tejkalojë shifrën 20 milionë, pa përfshirë turistët e kroçerave që përllogariten në 2,5 milionë, kundrejt 17,8 milionë në vitin 2013, çka rrjedhimisht arrihet në përfundimin se fluksi i përgjithshëm turistik në Greqi vlerësohet në 22,5 milionë turistë, sipas një analize të hollësishme nga banka greke ”Alpha Bank” në buletimin e saj të fundit financiar.

Në studim vihet në dukje se po vazhdon përmirësimi i imazhit të lëvizjes turistike të 2014-s, pasi, sipas të dhënave të Lidhjes së Bizneseve Turistike (SETE), numri i turistëve të mbërritur në aeroportet kryesore tëGreqisë (me fluturime direkte nga jashtë shtetit), shënoi në shtator 2014 një rritje prej 9 për qind në bazë vjetore, kundrejt një rritjeje prej 12,2 për qind në shtator 2013.

Rritjet më të mëdha u shënuan në aeroportet e Peloponezit (34,8 për qind), të Qikladheve (31,1 për qind) dhe të Athinës (28,3 për qind).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)