23 Dhjetor 2024

Greqia pret 20 milion turistë

Athinë, 6 korrik - Të paktën 20 milionë turistë pret Greqia këtë vit dhe ky sektor, i quajtur edhe si motori i ekonomisë së saj, pritet të sjellë një zhvillim aq të shumëpritur për vendin, pas 6 vitesh recesioni.

Sipas Ministrisë së Turizmit dhe operatorëve turistikë europianë, sinjalet e gjashtë muajve të parë kanë qenë më shumë se optimiste.

Ndërsa gazeta britanike “The Guardian” shkruan se Greqia po i kthehet mënyrës tradicionale të turizmit të viteve ’50, që solli zhvillim në ato dekada, ambasadori britanik në Athinë deklaron se vetëm në këto 2 muaj priten më shumë se 2 milionë turistë anglezë, falë çmimeve të mira dhe stabilitetit të vendit.

Sipas “The Guardian”, të paktën 700,000 fluturime do të presë vetëm aeroporti i Athinës, “Eleftherios Venizellos”, ndërsa çdo ditë kompani ajrore të huaja, duke parë lëvizjen e madhe turistike, kërkojnë të hyjnë në Greqi dhe të sigurojnë fluturime, jo vetëm nga Europa drejt saj, por edhe brenda vendit, pasi sezoni turistik vazhdon deri në fund të nëntorit.

Edhe operatorët turistikë nga Gjermania dhe Skandinavia flasin për një vit të suksesshëm të turizmit grek, duke lehtësuar ekonominë e vendit, pasi një në pesë grekë punësohen në këtë sektor.

Xhiron e botës në mediat sociale bëjnë gjithashtu edhe fotografitë “selfie” të Kristiano Ronaldos në ishullin piktoresk të Mikonos dhe të Kobe Bryant në Athinë.

Sipas operatorëve, një rol të rëndësishëm luan fakti se në Greqi nuk zhvillohen më greva e protesta dhe vendi duket se ka hyrë në rrugën e stabilitetit, ndërsa theksohet se Greqia nuk është një pol magnetik vetëm për plazhet e bukura dhe ishujt piktoreskë, por edhe për muzeumet dhe monumentet e saj arkeologjike me veprat e lashta të antikitetit.

Por, përsa u përket grekëve, sipas Shërbimit Kombëtar të Statistikave, vetëm 1 në 4 prej tyre ose 25% e qytetarëve, do të shkojnë sivjet me pushime për arsye të shkurtimeve drastike të pagave në katër vitet e fundit, çmimeve që kanë shënuar rritje apo edhe papunësisë që mbetet në nivelin më të lartë të vendeve të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)