22 Dhjetor 2024

Greqia planifikon ulje të TVSH-së për infrastrukturën e turizmit

Athinë, 27 dhjetor - Ministrja greke e Turizmit, Olga Qefalojani deklaroi se qeveria do të përpiqet të zvogëlojë TVSH-në për restorantet, kafenetë dhe baret, që mbajnë një peshë të madhe të infrastrukturës së turizmit, njoftoi botimi elektronik i gazetës greke \"Kathimerini\".

Tatimi për këtë infrastrukturë është 23 për qind, vendosur nga qeveria socialiste e PASOK-ut në kuadër të përpjekjeve për rritjen e të ardhurave tatimore, por rënia e kërkesës solli rezultate negative.

Llogaritet se qarkullimi në sektorin ushqimor dhe në katering u zvogëlua për rreth 40 për qind.

Gjatë fushatës parazgjedhore në verë, lideri i \'\'Demokracisë së Re\'\', Adonis Samaras, i cili është edhe kryeministri aktual, premtoi se do ta zvogëlojë shkallën e TVSH-së për objektet hotelerike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)