Greqia e treta për çmimet e larta të shërbimeve turistike
Athinë, 16 gusht - Greqia renditet e treta për çmimet e larta që ofron për shërbimet e saj turistike, njoftoi sot gazeta greke "Eleftheros tipos".
Gazeta u referohet studimeve të çmimeve të shërbimeve turistike të 11 vendeve.
Rezultatet tregojnë se Greqia është në vendin e tretë sipas çmimeve të larta për turistët e huaj.
Vetëm Franca dhe Italia kanë shërbime turistike më të shtrenjta nga Greqia.
Ndërkohë në Greqi u rrit edhe çmimi i bukës, me justifikimin se Rusia ka ndaluar eksportin e drithërave.