Greqi, Bien çmimet e pronave në zonat turistike
Athinë, 26 prill - Të paktën pesë vjet pasi ndodhen ulje te çmimeve te pronave në periferi, ndërsa tashmë në muajt e fundit kanë filluar të bien edhe në zonat turistike.
Sipas vlerësimeve të zyrave imobiliare, rënia e kërkesës për sivjet varion në mënyrë të qëndrueshme në mbi 70%.
Sipas një reportazhi të zgjeruar të gazetës To Ethnos, më të prekura në këtë periudhë janë zonat turistike dhe ishujt, në të cilat kërkesa për shtëpi në periferi është gati zero.
Për këtë arsye konstatohen ulje në çmimet e shitjes, që në shumë raste kapërcejnë edhe të 30%, madje edhe për shtëpitë në plazh.
Kriza më e madhe vihet re në Rodos dhe Kretë, për shkak të super-ofertës. Ndërsa në ishujt e Egjeut, veçanërisht në Mikonos dhe Santorini, mbizotëron plogështi investuese.
Ndërkohë në ishujt e Jonit, largimi gjatë 5-vjeçarit të fundit i britanikëve nga Korfuzi dhe Zakintho ka shkaktuar tronditje në tregun e pasurisë së patundshme.
Gati të gjitha destinacionet turistike për grekët dhe të huajt ofrojnë çmime shumë të lira për tregun e pronave turistike.
Kështu psh. në Paro shtëpitë me 50-70 metra katrorë me pamje nga deti shiten kundrejt 70-100 mijë euro.
Gjithashtu, në Hania çmimet kanë rënë në ndërtesat e reja nën 1.800 euro për metër katrorë.