Golemi kthehet në plazh nudistësh
Durrës, 9 maj - Ndërkohë që temperaturat janë rritur dy javët e fundit në vend, shumë qytetarë iu drejtuan plazhit për të shijuar rrezet e para të sezonit të ri.
Por disa femra, duke përfituar nga mungesa e njerëzve, vendosën që të shijonin rrezet e para të diellit përdorur vetëm pjesën e poshtme të rrobave të banjës.
Dy vajzat kanë dalë \"topless në bregun e detit she këtu nuk po flasim për ndonjë plazh nudistësh, por për plazhin e Golemit.
Vajzat ishin indiferente ndaj pak njerëzve që ndodheshin në shezlong, duke e kryer këtë veprim krejt normalisht.
Fotot janë publikuar disa ditë më parë, duke treguar një trend të ri. Plazhi familjar i Golemit mund të kthehet në një plazh nudistësh shumë shpejt.
/Shekulli Online/