Fushata turistike Kroacia ka 1.244 ishuj zemëroi serbët
Beograd, 8 qershor - Opinioni serb është shqetësuar për shkak të fushatës turistike kroate e cila thote se Kroacia ka 1.244 ishuj. Numri i përmendur është po ashtu numri i rezolutës së KB-ve për Kosovën, dhe kjo informatë te serbët shkaktoi revoltë dhe provokim.
Bëhet fjalë për një fushatë me të cilën Kroacia reklamohet në Evropë si vend me shumë ishuj, ndërsa pa menduar për specificitetin e tregut është zbatuar edhe në Serbi. Dyshimin se megjithatë bëhet fjalë për provokim, e zgjon edhe fakti se informata të ndryshme flasin për numër të ndryshëm të ishujve. Sipas disa burimeve, Kroacia ka 1.185, ndërsa sipas disa të tjerave 1.246, shkruan gazeta serbe Pres.
Në Ministrinë kroate të Turizmit sqaruan se deri te hutia ka ardhë meqë në hulumtimin e vitit 1997 ka 1.185 ishuj. Sipas hulumtimit gjatë disa viteve të fundit janë regjistruar 1.246 ishuj, mdërsa të dhënat më të reja të Institutit hidrografik kroat tregojnë se Kroacia ka 1.244 ishuj.
Qeveria korate demantoi se numri 1.244 ka çfarëdo implikimi.