Franca në vend të parë më tërheqës për turistët
Paris, 11 dhjetor - Për vitin 2010 Franca mbajti sërish vendin e parë për numrin e turistëve që e vizituan, ndërsa pas saj në renditje vijnë përkatësisht SHBA-ja dhe Kina.
Lajmin e pasqyruan mediat franceze, duke ju referuar një raporti të publikuar, më 9 dhjetor, nga Organizata Botërore e Turizmit.
Por pavarësisht shifrave të vitit 2010, duket se Kina do të kthehet në qendrën turistike të botës. Kështu mendon edhe Taleb Rafai, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit.
Rafai, ju referua shifrave të vitit 2009, ku sipas tyre Kinën e vizituan mbi 50 milionë, turistë; ndërsa kjo shifër ishte vetëm 8 milionë në vitin 2000.
Ai parashikoi gjithashtu se në vitin 2020, Kina mund të tërheqë më shumë turistë se vendet e tjera të botës.