Fluturimet çarter nga Rusia për në Turqi rifillojnë
Ankara, 9 korrik - Fluturimet çarter nga Rusia për në Turqi, të cilat u ndërprenë për shkak të problemeve midis dy vendeve, kanë filluar nga 7 korriku pas përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Tashmë u miratua një kërkesë për 14 fluturime çarter nga Rusia për në Turqi, bëri të ditur Drejtoria turke për aviacionin civil. Presidenti rus Putin anuloi zyrtarisht kufizimet për vizitat e turistëve rusë në Turqi pas rimëkëmbjes së marrëdhënieve me Ankaranë, të cilat u keqësuan shumë pas rrëzimit të një avioni rus. Gjatë majit numri i rusëve, të cilët e vizitojnë Turqinë, u pakësua me 92 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2015.