Fillon viti i Turizmit ShBA - Kinë
Pekin, 1 mars - Ka nisur zyrtarisht në Pekin \'Viti i Turizmit ShBA - Kinë\'. Si pjesë e aktiviteteve, një mijë turistë amerikanë do t\'i ngjiten Murit të Madh kinez.
Në të njëjtën kohë, shumë aktivitete turistike që lidhen me Rrugën Detare të Mëndafshit do të mbahen në Shtetet e Bashkuara.
Sipas të dhënave, rreth dy milionë amerikanë kanë vizituar Kinën vitin e kaluar.
Ndërsa, afro 2.5 milionë kinezë udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara gjatë 2015-s.
ShBA-ja është vendi i tretë që sjell më shumë vizitorë në Kinë. Tani, pritet që këto shifra të rriten falë marrëveshjes dypalëshe për të lëshuar viza 10-vjeçare turistike dhe biznesi, si dhe viza 5-vjeçare për studime.