Fillon regjistrimi online i mysafirëve nëpër hotele
Në fakt MTI dhe kompania Botek & Dataprognet kanë nisur projektin e quajtur Softueri për bazën e të dhënave dhe regjistrit të mysafirëve në objektet hoteliere dhe turistike.
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Jonuz Kastrati ka thënë se institucionet e vendit janë duke punuar që të ofrojnë mundësi të reja dhe më të mira për bizneset e Kosovës, sikurse që është edhe projekti i softuerit.
Udhëheqësi i Divizionit të hotelerisë dhe standardeve turistike, Hysen Sogojeva e ka quajtur si me shumë rëndësi lansimin e këtij projekti, duke vlerësuar se aplikimi i regjistrimit online të mysafirëve është lehtësim si për qytetarët, ashtu edhe për vet bizneset.
Deri më tani trajnimi për përdorimin e softuerit mbi bazën e të dhënave dhe regjistrit të mysafirëve është kryer në 79 biznese hoteliere të licencuara, pasi një gjë e tillë ka qenë e precizuar me udhëzuesin administrativ.
Funksionalizimi i këtij projekti, i cili synon ti përmbushë tri qëllime kryesore:
- Evidentimin dhe monitorimin e mysafirëve vendës dhe të jashtëm nëpër hotelet e Republikës së Kosovës;
- Raportimin e shpejtë dhe efikas të numrit të mysafirëve nëpër hotelet e Kosovës;
- Nxjerrjen e statistikave të akomodimit të mysafirëve vendës dhe të huaj, sipas qyteteve, si dhe të dhënave se nga cilat vende vijnë turistët.