22 Dhjetor 2024

Durrës, arrijnë 207 turistë me anije nga Finlanda

Durrës, 8 prill - Në qytetin bregdetar të Durrësit kanë mbërritur sot 207 turistë nga Finlanda. Anija turistike "Cristina Regina" me 207 turistët ka mbërritur këtë të mërkurë, duke çelur sezonin e ardhjes së turistëve me anije të hapura.

 Turistët e kanë nisur vizitën e tyre në vendin tonë në qendrat historike dhe arkeologjike të qyteteve të Durrësit, Krujës dhe Tiranës.

Burime nga Autoriteti portual bënë të ditur se anija "Cristina Regina", e cila që prej disa vitesh kryen itinerare turistike mesdhetare do të qëndrojë në Durrës deri vonë në mbrëmje.

Në 2009 anija turistike me flamur finlandez ka ndaluar në Durrës 9 herë, duke sjellë mbi 1700 turistë nga vende të ndryshme të Evropës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)