Dubai zotëron restorantin më të lartë në botë
Dubai, 25 janar - Një restorant luksoz, që u hap në 422 metra lartësi, kati i 122-të të rrokaqiellit \"Burj Khalifa\" në Dubai, fitoi titullin e restorantit më të lartë në botë.
Në restorantin me kapacitet 210 vetë, të hapur dje në Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë e botës, plot 828 metra, do të shërbehen gatime nga shumë kuzhina të botës.
Kulla e përuruar më 4 janar 2010 ka 200 kate, por vetëm në 160 prej tyre janë projektuar hyrje apartamenti dhe zyra të ndryshme.