Dorëzohet manuali për rifillimin e punës edhe në ambiente të mbyllura Hoteliere
Prishtinë, 19 gusht - Përfaqësuesit e Odës Hoteliere dhe Turistike të Kosovës, ne krye me Hysen Sogojeva, kryetar dhe Visar Demolli, Drejtor egzekutiv sot dorëzuan Manualin për rifillimin e punës brenda ambienteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive, në Kabinetin e Zëvendës kryeministrit të parë Besnik Tahiri.
Gjatë këtij takimi po ashtu u bisedua për sfidat me të cilat po ballafaqohet ky sektor në kohë pandemie.
“Kërkesat tona ishin kryesisht ato për lejimin e punës në hapësirat e brendshme-te mbyllura dhe largimin e kufizimit të veprimtarisë së tyre."
"Të gjithë të pranishmit u zotuan se do t’i adresojmë këto çështje në instancat kompetente në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për funksionimin e rregullt të këtij sektori, gjithmonë në përputhje dhe me rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit publik”, thotë OHTK-ja,