Dita Botërore Turistike do të mbahet në Bangkok
Bangkok, 21 shtator - Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së (UNWTO) konfirmoi se sivjet tema e Ditës Botërore të Turizmit, që zhvillohet më 27 shtator, do të jetë \"Mundësitë turistike\".
UNTWO theksoi në një deklaratë se Dita Botërore e Turizmit ka për qëllim \"të nxitë ndërgjegjësimin për rëndësinë e turizmit dhe ndikimet e tij në fushat shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike.\"
\"Çdo njeri ka të drejtë për shërbime turistike në mënyrë të barabartë. Megjithatë, një miliard njerëz në mbarë botën me aftësi të kufizuara, së bashku me fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe personat me kërkesa të tjera për të pasur mundësi për turizëm, ende përballen me pengesa për të pasur mundësitë elementare të udhëtimit,\" tha në një mesazh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon.
Dita Botërore Turistike do të mbahet në kryeqytetin tajlandez, Bangkok, e do të përfshijë edhe një forum mbi masat dhe mënyrat për të çuar përpara programin \"Turizëm për të gjithë\".