22 Dhjetor 2024

Diskutohet për ngecjen e projektit të ujësjellësit si dhe turizmin në Orllan

Prishtinë, 15 mars - Organizata Jo Qeveritare “Sundimi I Demokracisë në Kosovë”  organizon sot tryezë diskutimi lidhur me implementimin e projektit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Orllan me rrethin.

Gjatë kësaj tryeze po ashtu do të diskutohet rreth mundësive për zhvillim te qëndrueshëm ekonomik për Orllanin  me fshatrat përreth si dhe kujdesi për ambientin dhe mirëmbajtja e pastërtisë përreth lumenjve dhe liqenit të Batlaves.

OJQ 'Sundimi i Demokracisë' gjate vitit 2017 ka drejtuar kërkesa në drejtim të institucioneve për shtrirjen e ujësjellësit ne Orllan dhe fshatrat për rreth.  Për ketë janë zotuar mjetet për  “Ndërtimi i sistemit te ujësjellësit ne fshatin Orllan – Podujevë”.
 
Duke e marr në konsideratë nevojën e banorëve te Orllanit dhe fshatrat për rreth  për ujë te pijes dhe shqetësimin e tyre se vazhdimisht janë te rrezikuam nga sëmundje te ndryshme duke konsumuar ujë të kontaminuar e bën pothuajse urgjente fillimin e implementimit te projektit ne fjalë .

Projekti i trajtimit te ujerave te zeza ka filluar në fund te vitit 2017 dhe sot do te diskutohen arsyet pse ka ngecur ky projekt dhe pse nuk janë përfshi dyzet perqind e shtëpive të fshatit Orllan ne ketë projekt ?

OJQ 'Sundimi i Demokracisë' vlerëson se është shumë e rëndësishme qe Liqeni i Batllavës dhe fshatrat që gjenden përreth tij të trajtohen me interes të veçante duke e pas në konsideratë se është edhe zonë kufitare dhe është interes shtetëror të gjej forma dhe mundësi për zhvillimin ekonomik të kësaj zonës .

Liqeni i Batllaves përveç që furnizon me ujë shtat komuna të Kosovës është edhe vend atraktiv për zhvillimin e turizmit.

Për të zhvilluar turizmin në ketë pjesë duke e futur atë në binar institucional duhet të bashkëpunojnë dhe koordinohen  institucione përkatëse për te shikuar përparësitë ligjore duke vendosur kritere te veçanta për hapësira të caktuara.

Qëllimi i tryezës së sotme po ashtu është  krijimi i mundësive nga institucionet përkatëse  komfor ligjit për zhvillimin e turizmit që ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.


Edhe Kujdesi për ambientin dhe mirëmbajtja e pastërtisë përreth lumenjve dhe liqenit të Batlaves kanë rëndesi te veqant.

Peisazhi magjepsës që dhurojnë fshatrat që gjenden buzë liqenit Batllava  dhe ajri shëndetësor që gjendet në këto fshatra bën që kjo zonë të ketë një numër të madh të vizitorëve , gjate gjithë vitit numri arrin mbi 200.000 vizitor .

Vendosja e shportave përreth liqenit batllava është e domosdoshme nëse dëshirojmë të krijojmë kushte për mbrojtjen e ambientit .

Në të kaluarën janë berë disa përpjekje që përmes aktiviteteve një ditore  kanë vendosur disa shporta përreth liqenit , mos mirëmbajtja e tyre e rregullt ka tregu se rezultati I vendosjes se tyre  e ka qen  vetëm për pesë dit ,derisa është mbushur një here.

Mirëmbajtja e vazhdueshme do te kishte dy e më shumë  efekte pozitive ku gjate gjithë sezonit veror liqeni do te mbrohet nga mbeturinat dhe nuk do te ketë mundësi qe mbeturinat e grumbulluara të hidhen në ujë qoftë nga era qoftë nga qenet endacak apo edhe nga persona të pa ndërgjegjshëm.

Po ashtu në muajin shtator dhe tetor niveli i ujit në liqen e Batllavës është në piken me te ulet dhe kjo do të shfrytëzohet për tu pastruar i gjithë shtrati i liqenit qe nuk është i mbuluar nga ujë .

Diskutimi rreth kësaj teme qellim ka lehtësimin dhe koordinimin e institucioneve përkatëse (MMPH , K. Podujevës , K. Prishtinës ) për bashkëpunim në realizimin e ndonjë projekti për mirëmbajtje të vazhdueshme të pastërtisë përreth lumenjve që derdhen ne liqenin e Batllavës duke e përfshirë edhe vet liqenin , sidomos gjate sezonit veror. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)