Diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna
Prishtinë, 9 korrik - Me qëllim të procedimit të mëtejmë të dokumentit Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, do të mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.
Në takim do të marrin pjesë Kryetarët e Komunave së bashku me drejtorët e DUMM-ve në të cilat shtrihet Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, Pejë, Gjakovë, Istog, Deçan, dhe Junik, përfaqësuesit e fshatrave të Rugovës, dhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.
Andaj për informacione më të plota për këtë temë Blerim Kuçi, Ministër i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit mbanë konferencë për media