Die Welt: Në këtë vend të Mesdheut rrallë lahet ndonjë turist
Tiranë, 26 korrik - E përditshmja e njohur gjermane Die Welt i kushton një reportazh Shqipërisë, me titullin Në këtë vend të Mesdheut rrallë lahet ndonjë turist.
Shkrimi ka ardhur pas publikimit të një guide të Shqipërisë nga Renate Ndarurinze.
Në shkrim theksohet që në fillim dashuria e shqiptarëve për ish- trajnerin e kombëtares, Hans- Peter Briegel.
Por ju lutem, çfarë mund të duhet Shqipëria? Edhe pse i përket Europës, këtu ndjehesh tmerrësisht larg. Por ka diçka të veçantë ky vend, është befasues, mahnitës dhe i çuditshëm.
Në shkrim thuhet, referuar guidës, se për Shqipërinë ka shumë pak që shkruajnë, le më ta vizitojnë.
I vetmi përshkrim pozitiv është ai mbi faktin se kryeqyteti gri është lyer me ngjyra nga ish- kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama.
Sipas gazetës, qëndrimi në Shqipëri është i natyrës spartane.
Në shkrim theksohet se industria e turizmit ka frikë të investojë, ndërkohë që nuk ka asnjë hotel apo resort të madh.
Shumica e turistëve vijnë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Por shifrat nuk e sqarojnë se cilët janë turistë dhe cilët vijnë për punë.