Destinacionet turistike të Shqipërisë prezantohen në Britani
Londër, 4 prill - Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka njofuar se Shqipëria do të marrë pjesë sot në forumin New Deal Europe në Londër, Britani e Madhe, ku janë prezentë turoperatorët britanikë, amerikanë dhe evropianë.
“Mirëmëngjes me një lajm të mirë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në forumin e New Deal Europe në Londër ku janë prezentë turoperatorët britanikë, amerikanë dhe evropianë. New Deal Europe është platforma e tregut të udhëtimeve dedikuar destinacioneve turistike në rritje e ku do të prezantohet më e mira e Shqipërisë për këtë sezon turistik”, theksoi Kumbaro.
Në këtë forum turoperatorët britanikë, amerikanë dhe evropianë do të njihen me destinacionet turistike të Shqipërisë.
Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror.