22 Dhjetor 2024

Dështon privatizimi i Brezovicës

Prishtinë, 17 qershor - Komitetit Drejtues Ndërministror (KDNM), i ngarkuar për zhvillimin e procedurave lidhur me Projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës ka konfirmuar se Konzorciumi i udhëhequr nga Kompania franceze ka dështuar të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme financiare për implementimin e fazës së parë për Zhvillimin e Projektit të Brezovicës.

\"Si rrjedhojë e pamundësisë së Partnerit Privat për të siguruar mjetet financiare në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së PPP dhe propozimin detyrues nga Partneri Privat, Komiteti Drejtues Ndërministror në përputhje me kontratën ka marrë vendim për të shkëputur  Marrëveshjen e PPP-së dhe për ekzekutimin e sigurimit të tenderit të Partnerit Privat (500.000 euro)\", thekson KDNM.

Veprimet juridike të ushtruara nga ana e Qeverisë sipas KDNM-së janë plotësisht në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së PPP-së dhe të gjithë legjislacionin përkatës.

\"Edhe pse ky nuk është rezultati i preferuar i përfundimit të procesit të  Marrëveshjes së PPP, është e nevojshme për të mbrojtur interesin publik dhe për të minimizuar rreziqet financiare që lidhen me zbatimin e Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës.\"

\"Edhe pse procesi i tanishëm i prokurimit është duke u përfunduar, Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson angazhimin e saj të palëkundur për zbatimin e Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të  Brezovicës, në muajt e ardhshëm, përmes një procesi qe do të zhvillohet me procedura tjera\", thekohet ndër të tjera në njoftim. 

Projekti mbetet një projekt me rëndësi strategjike për Kosovën dhe komunitetin lokal dhe Qeveria është e bindur se një qendër turistike e klasit botëror do të zhvillohet nga investitorë, zhvillues dhe operues të njohur ndërkombëtarë në një të ardhme të afërt.

Qeveria e Republikës së Kosovës shfrytëzon rastin për të falënderuar konzorciumin e udhëhequr nga kompania franceze dhe partnerët e saj për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe dhe vitit të kaluar për të lëvizur projektin përpara.

Edhe pse ato përpjekje nuk mjaftuan në përmbushjen e të gjitha kërkesave të përcaktuara në kontratë, Komiteti Drejtues Ndërministror i ka parasysh përpjekjet e rëndësishme të bëra për të avancuar këtë projekt nga kompanitë MDP, POMA dhe kompani të tjera franceze dhe turke që ta bëjnë ketë projekt të suksesshëm. Ne jemi të bindur se Qeveria Republikës së Kosovës, bazuar në të gjitha këto përpjekje shumë shpejt do ta përmbushë premtimin për realizimin e suksesshëm të Projektit të Brezovicës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)