D-8 përgatitë një hartë rrugore për të rritur të ardhurat nga turizmi
Teheran, 4 korrik - Grupi i 8 vendeve në zhvillim (D-8) do të përgatisë një hartë rrugore 10-vjeçare për të rritur të ardhurat nga turizmi.
Takimi i 2-të i Ministrave të Turizmit të D8-s, që u themelua me iniciativën e Turqisë në vitin 1997 dhe që ndryshe njihet si Aleanca për Zhvillim Ekonomik, u realizua në kryeqytetin Teheran të Iranit.
Gjatë fjalimit të tij në këtë mbledhje dyditore, Sekretari i Përgjithshëm i D8-s Sejid Ali Muhamed Musavi theksoi se vendet anëtare të D8-s (Turqia, Pakistani, Nigeria, Malajzia, Irani, Indonezia, Egjipti dhe Bangladeshi), nga aspekti i potencialit turistik, zotërojnë një vend të rëndësishëm në mesin e vendeve në zhvillim e sipër në botë.
Në takim u morën në shqyrtim shumë çështje, që nga problemet me të cilat përballet sektori privat e deri tek mbrojtja e trashëgimisë historiko-kulturore, teksa në komunikatën përfundimtare zuri vend vendimi për përgatitjen e Hartës Rrugore 10-vjeçare të D8-s për Bashkëpunim Turistik, në mënyrë që të përfitohet më shumë nga pasta botërore e sektorit të turizmit.
Ministrat e Turizmit të D8-s vendosën gjithashtu që takimi i radhës të zhvillohet në muajin shkurt të vitit 2014, në Turqi.