22 Dhjetor 2024

Certifikohen grupet bjeshkatare dhe tour operatoret e Kosovës dhe Malit të Zi

Prishtinë, 27 tetor - Në periudhën nga 21 deri me 24 Tetor 2016, me pikënisje në Rugove, është organizuar udhëtimi Familjarizues për familjarizim me shtegun e ecjes \"Vip Dinarica“ në kuadër të projektit ndërkufitar „Via Peaks of Dinaric Alps - ViP Dinarica“.

Familjarizimi i dhjetë udhëzuesve malor nga Mali i Zi dhe Kosova* me ofertën e re dhe të mirënjohur turistike të shtegut të ecjes me emërtimin e përbashkët „Via Dinarica“ do të kontribuojë në valorizimin turistik të viseve malore rurale të Rugoves, Bjeshkes se Junikut dhe Bjeshkes se Decanit.

Poashtu, në kuadër të udhëtimit familjarizues dhe trajnimit „Mos li gjurmë“, me anë të të cilit pjesëmarrësit do të fitojnë njohuritë e nevojshme lidhur me qëndrimin në natyrë, si dhe do të inkurajohen të promovojnë rezultatet pozitive që përvetësojnë duke ndryshuar sjelljet e tyre.

Ky aktivitet realizohet nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) dhe Klubi i Orientimit „Prishtina“ nga Kosova dhe nga OJQ Qendra për Iniciativa për Turizëm të Qëndrueshëm (CSTI) dhe Shoqata Alpiniste e Malit të Zi (PSCG) nga Podgorica.

Prandaj, me qëllim të promovimit të ofertës turistike dhe krijimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve ndërkufitare,udhëtimi familjarizues me shtegun e ecjes „ViP Dinarica“ do të fillojë të Premten më 21 Tetor.

Planifikohet që udhëzuesit malorë, të cilët janë të interesuar të udhëheqin turistët në zonën e projektit, të fillojnë udhëtimin katër-ditor nga Rugova dhe të shkojnë përmes shtigjeve të ecjes brenda zonës së projektit dhe që ndodhen në zonën e Decanit dhe Junikut.

Arritja e tyre në pikën përfundimtare, që është zona nder-kufiatre me Mal te Zi (tre kufiri), planifikohet për ditën e katërt të programit te Henen ne mesdite, më 24 Tetor. Ky udhëtim familjarizues do të jetë një mundësi e veçantë për udhëzuesit malorë që të njoftohen me ofertën turistike, e cila më vonë mund të përfshihet në programet e tyre turistike.

Në ditën e dytë të udhëtimit familjarizues, eshte bere regjistrimi i vlerave natyrore dhe peisazhit kulturor të Junikut, si dhe promovimi i pjesëmarrësve dhe ofertës së zonës.

Pas regjistrimit të materalit, montazhit dhe prodhimit, transmetimi i dokumentarëve do të jetë në dispozicion në gjithë rajonin përmes promovimit „të gjallë“ dhe dinamik të bukurive natyrore, zonave të pazbuluara dhe potencialit për turizmin kulturor dhe aventurier.

Në fund të ditës së dytë, do të fillojë trajnimi dy-ditor „Mos li gjurmë“, ku pjesëmarrësit do të mund të mësojnë në lidhje me shtatë parimet e „Mos li gjurmë“, si dhe rreth teknikave për përhapjen e këtyre teknikave që kanë pak ose aspak ndikim negativ në natyrë.

Në ditën tjetër, udhëzuesit malorë do të vazhdojnë drejt Decanit, pas së cilës, në ditën e fundit të udhëtimit familjarizues, do të arrijnë tek kufiri me Mal te Zi nga ku edhe do te organizohet kthimi ne Kosovë.

Realizimi i këtij projekti ka për qëllim të rrisë vetëdijesimin lidhur me përfitimet ekonomike, mjedisore dhe shoqërore të këtij shtegu, si dhe lidhur me atraktivitetin dhe konkurrueshmërinë e ofertës turistike të zonës ndërkufitare ndërmjet Malit të Zii dhe Kosovës, me qëllim të tërheqjes së vizitorëve nga tregjet lokale, ndërkombëtare dhe rajonale.

Vlera e përgjithshme e projektit „Via Peaks of Dinaric Alps – ViP Dinarica“ në Kosove eshte 153,474.58 euro, prej të cilave 82.80 % financohen nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të IPA-së për Bashkëpunim Ndërkombëtar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. Realizimi i projektit ka filluar në mars 2016 dhe do të zgjasë për 18 muaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)