Bullgarinë e kanë vizituar rreth 4.7 milion turistë të huaj
Sofje, 29 shtator - Në komplekset turistike në bregdetin bullgar këtë verë kanë pushuar rreth 4.7 milion turistë të huaj, tregojnë të dhënat e Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm.
Tregjet kryesore, nga të cilat kanë ardhur turistët në Bullgari, janë Gjermania, Rusia, Rumania dhe Greqia.
Të huajit kanë preferuar komplekset e mëdha turistike, si dhe disa qendra të tjera turistike, kryesisht në bregdetin tonë jugor.