Bullgaria pret turistë evropian
Sofie, 10 qershor - Deri në tre javë Ministria e ekonomisë, energjetikës dhe turizmit do të parashtrojë në Këshillin e Ministrave Ligjin për turizmin. Deri në një muaj ai duhet të miratohet.
Këtë e tha në vendpushimin Sllënçev brjag ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Deljan Dobrev në ceremoninë zyrtare me rastin e startit të stinës së re turistike.
Pritet që deri në fund të qershorit të gjitha shtretërit të jenë zënë, bëri të ditur drejtoria e kompleksit. Sipas parashikimeve më shumë do të jenë turistët gjermanë, rusë dhe anglezë. Priten dhe më shumë turistë nga Polonia, Hungaria dhe Çekia.