Bullgaria pret rritje te numrit të turistëve rusë
Sofje, 18 mars - Së paku me 25 për qind pritet që të rritet numri i turistëve rusë gjatë stinës së ardhshme në Bullgari.
Kjo u bë e qartë në ekspozitën ndërkombëtare turistike që po zhvillohet në Moskë Inturmarket2013.
Në një konferencë të posaçme për shtypin u shfaq një film i shkurtër i cili paraqiti mundësitë në Bullgari për turizëm veror dhe malor si edhe disa drejtime të reja si SPA , turizëm sportiv, historik dhe golf turizëm.
Te momenti i tanishëm rezervimet e hershme po ecin me rime të mira dhe tashmë rreth 8 për qind prej turistëve të pritur rusë i kanë rezervuar pushimet e veta në Bullgari.